Rama: Kosova duhet të dalë nga qorrsokaku me dialog, jo me policë, me ide konkrete jo me propagandë

  • E.K /
  • 12 June 2023 - 09:41
Rama: Kosova duhet të dalë nga qorrsokaku me dialog, jo me policë, me ide konkrete jo me propagandë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me ndërhyrjen e 50 mijë ushtarëve të NATO-s 24 vjet më parë në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama shkruan se sot më shumë se kurrë është dita që Kosova të dalë nga qorrsokaku me dialog dhe jo me policë, me ide konkrete dhe jo me propagandë.

Postimi i plotë:

Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!

Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë,me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!

(Kosova Sot Online)