24 vjet nga çlirimi i Kosovës, Begaj: Mirënjohës SHBA, NATO-s dhe UÇK-së

  • E.K /
  • 12 June 2023 - 11:19
24 vjet nga çlirimi i Kosovës, Begaj: Mirënjohës SHBA, NATO-s dhe UÇK-së

Sot shënohen 24 vjet që kur Kosova u çlirua nga forcat paramilitare serbe dhe pikërisht në këtë ditë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat okupatore të Ish-Jugosllavisë.

Begaj ka shkruar se shqiptarët i janë mirënjohës SHBA-së dhe NATO-së.

“Gëzuar Ditën e Çlirimit Kosovë! Nderim përjetë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Mirënjohje partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe NATO”, uron Begaj.