Osmani, Kurti dhe Konjufca nderojnë ushtarët e rënë të NATO-s

  • 12 June 2023 - 11:31
Osmani, Kurti dhe Konjufca  nderojnë ushtarët e rënë të NATO-s

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, sot kanë bërë nderime tek pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, Osmani, Kurti dhe konjufca kanë bërë homazhe te varret e ish-presidnetit Ibrahim Rugova e veprimtarit Adem Demaçi, e më pas edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

(Kosova Sot Online)