Reshjet e dendura të shiut: KRU “Hidrodrini” del me njënjoftim pë ujin e pijshëm

  • E.K /
  • 12 June 2023 - 12:44
Reshjet e dendura të shiut: KRU “Hidrodrini” del me njënjoftim pë ujin e pijshëm

KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se përkundër reshjeve të shiut dhe vërshimeve që kanë prekur disa zona të Kosovës, në zonat ku i mbulon kjo kompani nuk ka turbullira dhe se uji mbetet i pijshëm, përcjell “ “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se situata në burime është e qetë.

“Pas reshjeve atmosferike që kanë filluar mbrëmë në rajonin e Rrafshit të Dukagjinit dhe pas paralajmërimeve Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHM) për javë që do karakterizohet nga reshje shiu, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe mobilitetit në zonën e saj të mbulueshmërisë. Deri më tash, situata në burime është e qetë, pa turbullira dhe uji mbetet i pijshëm”, ka njoftuar “Hidrodrini”.

(Kosova ot Online)