Shqiptari i vjedh grekut 35 mijë euro, blen veturë dhe luan bixhoz

  • E.K /
  • 12 June 2023 - 13:19
Shqiptari i vjedh grekut 35 mijë euro, blen veturë dhe luan bixhoz

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet se i ka vjedhur 35 mijë euro fqinjit të tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

22-vjeçari ka hyrë në shtëpi nga dera e ballkonit dhe pasi i ka marrë paratë i riu ka shkuar në pyll dhe e ka groposur një pjesë të tyre.

Mediat greke raportojnë se me pjesën e mbetur kishte blerë një makinë 7000 euro, kishte bërë disa blerje të tjera të vogla, ndërsa një shumë të konsiderueshme e kishte shpenzuar në bixhoz.

Po ashtu, ai ka depozituar një shumë në bankë.

(Kosova Sot Online)