Kjo është 46-vjeçarja nga Kosova që vdiq në Shëngjin

  • E.K /
  • 12 June 2023 - 13:36
Kjo është 46-vjeçarja nga Kosova që vdiq në Shëngjin

Sot një turiste 46-vjeçare nga Kosova ka vdekur në Shëngjin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima është Trëndëlina Berisha, motra e regjisores së ndjerë, Burbuqe Berisha.

Këtë e kanë konfirmuar edhe familjarët e të ndjerës.

“Të dashur miq dhe familjarë, Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, papritmas, na la më e dashura, motra jonë Lina! Ceremonia e varrimit do të jetë nesër. Për detajet, do t’ju njoftojmë më vonë”, ka shkruar në “Facebook”, vëllai i të ndjerës, Dardan Berisha.

(Kosova Sot Online)