Vendosja e flamurit kombëtar, Arifi ftohet të paraqitet në një gjykatë në Serbi

  • E.K /
  • 12 June 2023 - 14:26
Vendosja e flamurit kombëtar,  Arifi ftohet të paraqitet në një gjykatë në Serbi

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka njoftuar se është ftuar të paraqitet në një gjykatë në Serbi, me arsyetimin se Komuna ka shkelur ligjet e shtetit me rastin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Arifi ka shkruar se kjo ftesë dëshmon shkeljet dhe diskriminimin që Serbia ja bën shqiptarëve që janë në Luginë.

“Sot kam pranuar një ftesë për paraqitje në gjykaten e Serbisë, me arsyetimin se kemi shkelur ligjet e këtij shteti për faktin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike”, shkroi Arifi, duke publikuar edhe ftesën e gjykatës.

“Kjo ftesë dëshmon edhe më shumë shkeljet dhe diskriminimin që Serbia ia bën shqiptarëve të Luginës, por, për flamur do të paguajm gjithmonë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)