Zëvendësministri i Mbrojtjes dënohet me 2 mijë e 700 euro gjobë për korrupsion

  • A.P /
  • 12 June 2023 - 16:47
Zëvendësministri i Mbrojtjes dënohet me 2 mijë e 700 euro gjobë për korrupsion

Për të akuzuarin Adnan Rexheplar, zëvendësministër i Mbrojtjes, Gjykata Themelore në Prizren, më 1 qershor 2023, ka shpallur aktgjykim dënues duke i shqiptuar dënim me gjobë në shumën prej 2 mijë e 700 euro, pas arritjes së marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë lidhur me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rexheplar, aktualisht mban pozitën e zëvendësministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, i cili vjen nga partia e komunitetit boshnjak, VAKAT.

Ai akuzohej se si kryesues i Komisionit për rekrutimin e kandidatëve në konkursin e shpallur nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Dragash, për pozitën mësues klasor në shkollën “Fetah Sylejmani”, ka shënuar përgjigjen e 11-të në testin me shkrim për kandidatin Muhamed Misini, për të cilën përgjigje i njëjti nga ana e Komisionit është vlerësuar me 4 pikë.

(Kosova Sot Online)