Ja kush thotë: Kina e ka përdorur Kubën për ta spiunuar Amerikën

  • A.P /
  • 12 June 2023 - 17:00
Ja kush thotë: Kina e ka përdorur Kubën për ta spiunuar Amerikën

Kina ka përdorur prej kohësh territorin e Kubës për të spiunuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është pretendimi i një zyrtari të administratës së presidentit amerikan Joe Biden, sipas të cilit Pekini ka kryer këtë veprimtari prej vitit 2019, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kina kishte arritur një marrëveshje të fshehtë me Kubën për të krijuar një objekt përgjimi elektronik në ishull afërsisht 160 km nga Florida, raportoi të enjten Wall Street Journal, por qeveritë e SHBA-së dhe Kubës hodhën dyshime të forta mbi raportin.

Zyrtari i administratës Biden, duke folur në kushte anonimiteti, tha se karakterizimi i medias “nuk përputhet me mirëkuptimin tonë”, por nuk specifikoi se si raporti ishte i gabuar apo adresoi në detaje nëse ka pasur përpjekje nga Kina për të ndërtuar një objekt të ri përgjimi në Kuba, sipas The Guardian.

(Kosova Sot Online)