Pasi u paralajmëruan vërshime, reagon Nura

  • A.P /
  • 12 June 2023 - 22:41
Pasi u paralajmëruan vërshime, reagon Nura

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka thënë se me ekipet e shërbimeve publike në Kuqicë po bëhet gjithçka që të ulet niveli i rrezikut nga vërshimet e paralajmëruara.

Ai ka treguar përmes një statusi në Facebook se po monitorojnë akset rrugore dhe vendbanimet që paraqesin rrezik nga përmbytjet.

"Me ekipet e shërbimeve publike në Kuqicë po bëhet gjithçka që është në dorën tonë që të ulet niveli i rrezikut nga vërshimet e paralajmëruara, duke monitoruar në të njëjtën kohë edhe akset rrugore dhe vendbanimet tjera që paraqesin rrezik nga përmbytjet, dhe për të qenë në gjendje gatishmërie për çdo situatë nga e cila rrezikohet jeta e banorëve”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)