Prizren: Persona të panjohur i vjedhin 15 dele

  • E.K /
  • 13 June 2023 - 08:49
Prizren: Persona të panjohur i vjedhin 15 dele

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren është raportuar për një vjedhje në fshatin Caparc, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktimës i kanë vjedhur persona të panjohur 15 krerë dele.

Rasti është duke u hetuar lidhur me këtë vjedhje.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se persona të panjohur, i kanë vjedhur 15 krerë dele. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)