Rrahu gruan e vëllait, arrestohet një person në Pejë

  • E.K /
  • 13 June 2023 - 09:02
Rrahu gruan e vëllait, arrestohet një person në Pejë

Një person është arrestuar, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e vëllait të tij, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:42, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (bashkëshorten e vëllait të tij). Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)