Hasani tregon se serbët e rrahën nënën e tij kur shkoi për vizitë në burg

  • E.K /
  • 13 June 2023 - 09:29
Hasani tregon se serbët e rrahën nënën e tij kur shkoi për vizitë në burg

Ish-i burgosur politik, Nait Hasani, në një emision ka treguar një moment kur nëna e tij e kishte vizituar në burgun e Beogradit dhe që e kishin rrahur nënën e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hasani ka treguar se i kanë rrahur edhe familjarët e tjerë kur i kanë vizituar në Beograd.

“Sjelljet e gardianët ishin më ashpra ndaj neve. Problemi ka qenë me familjet tona kur vinin në vizitë, sepse ata organizonin protesta jashtë, nënën time e kanë rrahë jashtë kur ka ardhur për vizitë, i kanë rrahur familjarët tanë, duke konsideruar shkak Millosheviqin si i burgosur për shkak të Kosovës dhe ne jemi shkaktarë të burgosur aty”, u shpreh Hasani.

(Kosova Sot Online)