Shqiptari që e bëri të famshëm byrekun në Amerikë: Amerikanët e pëlqejnë shumë edhe flinë

  • E.K /
  • 13 June 2023 - 10:00
Shqiptari që e bëri të famshëm byrekun në Amerikë: Amerikanët e pëlqejnë shumë edhe flinë

Ushqimet tradicionale të shqiptarëve janë bërë të njohura edhe në botë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Filip Kajtazi, sipërmarrës, në një intervistë tregoi se byreku më i preferuar është ai me mish, por shtoi se klientët amerikanë e pëlqejnë edhe flinë.

Ai tregoi se i kanë ardhur shqiptarë nga të gjitha vendet e botës vetëm për të ngrënë byrekun tradicional.

“Ai që preferoj unë më shumë është byreku me spinaq. Kur kemi ardhur në fillim, s’kemi pasur mundësi ekonomike, mishi ishte i shtrenjtë dhe nëna na bënte byrek me spinaq. Amerikanët e pëlqejnë shumë edhe flinë, që e shoqërojnë me kos. Vijnë shqiptarë nga Zvicra, Austria, Australia që të hanë byrekun tradicional dhe thonë se është njësoj sikur po hanë byrekun në Kosovë dhe Shqipëri”, tregoi sipërmarrësi.

(Kosova Sot Online)