Leposaviq: Serbët hedhin ngjyrë të kuqe në veturën e Liburn Aliut

  • E.K /
  • 13 June 2023 - 10:46
Leposaviq: Serbët hedhin ngjyrë të kuqe në veturën e Liburn Aliut

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili sot ka hyrë në ndërtesën e komunës së Leposaviqit, është larguar pas gjysmë ore dhe serbët e grumbulluar kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të xhipit të ministrit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Aliu ka vizituar kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi i cili prej 16 ditësh nuk kishte dalë nga ndërtesa e komunës.

(Kosova Sot Online)