Shqiptari e rrah me grushta për vdekje italianin

  • E.K /
  • 13 June 2023 - 11:43
Shqiptari e rrah me grushta për vdekje italianin

Një 28-vjeçar shqiptar akuzohet për vrasjen e 34-vjeçarit në Itali, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mediat italiane raportojnë se 34-vjeçari është sulmuar në një klub nate nga shqiptari që punonte si “bodyguard” aty.

Shqiptari thuhet se ka goditur 50 herë me grushte italianin.

Sipas dëshmitarëve, disa vajza brenda klubit janë ankuar për sjellje ngacmuese të viktimës dhe njëra prej tyre ka qenë e dashura e shqiptarit.

(Kosova Sot Online)