Kurti-Ramës: Draftin për Asocaicionin t’ia prezantoj Vuçiqit

  • E.K /
  • 13 June 2023 - 12:01
Kurti-Ramës: Draftin për Asocaicionin t’ia prezantoj Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për draftin e Asociacionint që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ua ka dërguar qendrave Perëndimore, përcjell “Kosova Sot Online".

Kurti ka sugjeruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që atë draft t’ia dorëzojë Aleksander Vuçiqit për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Në takimin në Ohër unë kam ofruar ta shkiruaj draft statusin. S’kam interes që t’i dominoj. Por në atë rast kam kërkuar që të ketë dakordim për parimet bazë. Parimet dhe fryma i paraprijnë gerëms dhe tekstit. Unë nuk kam dyshim që z.Edi Rama beson që propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu, atëherë krejt çfarë unë propozoj është që kryeministri Edi Rama këtë draft statut për pakicat kombëtare, t’ia prezantoj presidentit të Serbisë, Vucic, më së largu në takimin e radhës të Open Balkan për shqiptarët në Luginë të Preshevës. Këtë propozim ai do të duhej t’ia bënte Vucicit për shqitparët në Luginë..

Propozimi i është që duke besuar, në atë që beson kryeministri Rama se ai model është i mirë, në vend se t’ia propozoj Berlinit dhe Parisit për Kosovën, t’ia prezantoj Beogradit për shqiptarët në Serbi”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)