Kryeministri Kurti: Kryetarët në Veri nuk janë zgjedhur për t’u dorëhequr

  • E.K /
  • 13 June 2023 - 12:10
Kryeministri Kurti: Kryetarët në Veri nuk janë zgjedhur për t’u dorëhequr

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për çështjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në Veri.

Ai tha se dorëheqjen e katër kryetarëve nuk do e kërkojë, mirëpo shtoi se duhet të gjendet një “zgjidhje ligjore”, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Dorëheqja është akt moral, nuk janë zgjedhur për t’u dorëhequr, unë besoj që nuk iu vjen mirë as vetë kryetarëve që ka pas pjesëmarrje kaq të ulët, asnjë kryetar nuk dëshiron që me pas kaq pak dalje në zgjedhje. Zgjidhja për zgjedhje duhet të jetë ligjore por nuk kam as të drejtë ligjore, institucionale dhe kushtetuese që të kërkojë dorëheqjen e tyre, dhe këtë s’e bëj dot as nga pikëpamjet e mia politike dhe etike, duhet zgjidhje tjetër për zgjedhje të reja, që duhet gjithashtu të jetë ligjore. Presidentja Osmani e ka përmend një mundësi, që përmes nënshkrimit të qytetarëve të vijmë në atë situatë, që për bindjen time është më e drejtë më e arsyeshme dhe më e dobishme”, tha ai.

(Kosova Sot Online)