Kurti pyetet se ku jetojnë vajza dhe gruaja e tij

  • E.K /
  • 13 June 2023 - 12:15
Kurti pyetet se ku jetojnë vajza dhe gruaja e tij

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka treguar se bashkëshortja dhe vajza e tij jetojnë edhe në Kosovë edhe në Norvegji, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti u pyet nga një gazetare se pse gruaja dhe vajza e tij s’jetojnë në Kosovë.

“Gruaja ime dhe vajza ime jetojnë edhe në Prishtinë edhe në Oslo dhe jetojnë në të dy vendet pra. Por, kjo nuk do të thotë që kur ato nuk janë me mua unë jam i dhunshëm sepse konferenca ishte “Nuk ka paqe pa gratë”. Unë jam paqësor edhe kur janë ato këtu edhe kur s’janë”, ka deklaruar Kurti.

(Kosova Sot Online)