Kryeziu: Mbledhja e dy qeverive nuk është anuluar

  • A.P /
  • 13 June 2023 - 19:40
Kryeziu: Mbledhja e dy qeverive nuk është anuluar

Raportimet për anulimin e mbledhjes së dy qeverive nesër në Gjakovë, i ka mohuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se mbledhja nuk është anuluar dhe se gjithçka është gati për t’u mbajtur, siç është planifikuar, në Gjakovë.

“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sontëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe uvertyrë për mbledhjen e nesërme”, ka thënë Kryeziu.

“Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”, ka shtuar ai. 

(Kosova Sot Online)