Arreston dy persona në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 13 June 2023 - 19:50
Arreston dy persona në Fushë Kosovë

Me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtine – Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore ka zhvilluar operacionin policor në dy lokacione në Fushë Kosovë,  ku janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Fajde” edhe “Detyrim”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë operacionit policor si prova/dëshmi janë sekuestruar:

• Katër mijë (4000) euro

• Tri (3) revole

• Një (1) armë e gjatë

• Katër (4) karikatorë

• Njëqind e pesëdhjetë (150) fishekë

• Një (1) automjet

• Tre (3) telefona mobil

• Shënime/evidenca që dyshohen se lidhen me veprat penale.

Personat e dyshuar, pas intervistës me aktvendim të prokurorit dërgohet në ndalim për 48 orë.


(Kosova Sot Online)