Krasniqi: Ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë

  • A.P /
  • 13 June 2023 - 21:34
Krasniqi: Ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë

Anulimin e takimit të dy qeverive Kosovës dhe Shqipërisë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka cilësuar alarmuese, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

”Në kohën kur të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë“, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Rama ka thënë se nuk janë kushtet për një takim të formatit të panifikuar.

Ai ka treguar se i ka kërkuar Kurtit takim në format më të ngushtë, poqë Kurti nuk ka pranuar.

(Kosova Sot Online)