Lajçak: Duhet të ndërmerren hapa për de-përshkallëzimin e menjëhershëm në veri të Kosovës

  • A.P /
  • 13 June 2023 - 22:45
Lajçak: Duhet të ndërmerren hapa për de-përshkallëzimin e menjëhershëm në veri të Kosovës

Me Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, është takuar sot emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në takim është diskutuar për situatën në Veriun e Kosovës.

E dobishme për t’u takuar @Mircea_Geoana për të diskutuar situatën në veri të Kosovës. Ne ramë dakord se duhet të ndërmerren hapa për de-përshkallëzimin e menjëhershëm. Këtë e theksova edhe kur iu drejtova“, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Situata në Veriun e Kosovës është e tensionuar tash e disa javë.

Në lidhje me këtë situatë, po paralajmërohen një varg sanksionesh nga Kosova prej Bashkimit Evropian.

(Kosova Sot Online)