Policia serbe i arreston dy persona nga Podujeva në Merdare

  • E.K /
  • 14 June 2023 - 08:09
Policia serbe i arreston dy persona nga Podujeva në Merdare

Esat Muçolli dhe Dervish Maliqi nga Podujeva janë arrestuar dje nga Policia e Serbisë në Pikë-kalimin kufitar në Merdare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar Labinot Maliqi, vëllai i Dervish Maliqit (njëri nga të arrestuarit), teksa ka shtuar se nuk janë dhënë asnjë arsye për arrestimin e tyre.

Policia e Kosovës deri në këto moment nuk nuk ka japur detaje mbi këto raste.

(Kosova Sot Online)