Vjosa Osmani sot i adresohet Parlamentit Evropian

  • E.K /
  • 14 June 2023 - 08:24
Vjosa Osmani sot i adresohet Parlamentit Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do t’i adresohet Parlamentit Evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo është hera e parë që një President i Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, do t’i drejtohet seancës plenare të Parlamentit Evropian, bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës.

Osmani do t’i adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian lidhur me arritjet e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

(Kosova Sot Online)