Parashikimi i motit në Kosovë, ja kur ndryshon moti

  • E.K /
  • 14 June 2023 - 08:31
Parashikimi i motit në Kosovë, ja kur ndryshon moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot moti në Kosovë do të mbajë me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu, përcjell “Kosova Sot Online”.

Reshje më të fokusuara do të jenë në relievin malor.

Një stabilizim i theksuar i motit parashihet nga data 19 qershor.

(Kosova Sot Online)