Arrestohet gjakovari, i bëri presion ish-bashkëshortes së tij që të kthehet të jetojë me të

  • E.K /
  • 14 June 2023 - 09:43
Arrestohet gjakovari, i bëri presion ish-bashkëshortes së tij që të kthehet të jetojë me të

Një person është arrestuar në fshatin Zhub të Gjakovës, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ai dyshohet se e kishte ndaluar në rrugë ish bashkëshorten e tij dhe i kishte bërë presion të kthehet të jetojë me të.

Viktima kishte urdhër mbrojtës nga Gjykata.

“MOSPËRFILLJE E GJYKATËS- Fsh. Zhub, Gjakovë 13.06.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ndaluar në rrugë ish-bashkëshorten e tij duke i bërë presion që të kthehej të jetojë me të. Viktima kishte urdhër mbrojtës nga gjykata. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”

(Kosova Sot Online)