Pejë: Plagosen dy persona, një i dyshuar arrestohet e tjetri në arrati

  • E.K /
  • 14 June 2023 - 10:06
Pejë: Plagosen dy persona, një i dyshuar arrestohet e tjetri në arrati

Policia është informuar mbrëmë se nё rrugën “ Ali Pashё Gucija” nё Pejё ka tё shtёna me armё zjarri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje.

Disa persona janё rrahur mes veti, ku gjatë rrahjes nga personat e dyshuar ёshtё pёrdorur edhe arma e zjarrit dhe si pasoj dy persona janë plagosur.

“Dy tё plagosurit janё dёrguar pёr tretman mjekёsor nё spitalin Rajonal nё Pejё, ndёrkohё ndihmё mjekёsore kanё kёrkuar edhe dy persona tё tjerё tё cilёt kanё qenё tё pёrfshirё nё rrahje”, njofton policia.

Njёri nga personat e dyshuar ёshtё arrestuar nga njësitet Policore, ndёrsa i dyshuari tjetёr ndodhet nё arrati.

(Kosova Sot Online)