23 vjeçari shqiptar humb jetën duke punuar, ra nga shtylla e tensionit të lartë

  • E.K /
  • 14 June 2023 - 10:55
23 vjeçari shqiptar humb jetën duke punuar, ra nga shtylla e tensionit të lartë

Një 23-vjeçar shqiptar ka vdekur dje në Itali, teksa ishte duke punuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shqiptari ka humbur jetën pasi ka rënë nga shtylla e tensionit të lartë.

Shqiptari ishte punonjës i një kompanie të jashtme.

Punëtori shqiptar është rrëzuar ndërsa ndodhej në një strukturë rreth 50 metra të lartë.

Policia është duke e hetuar rastin se si ka ndodhur aksidenti.

(Kosova Sot Online)