Arrestohen dy vajza shqiptare në Greqi, trafikonin lëndë narkotike

  • E.K /
  • 14 June 2023 - 11:22
Arrestohen dy vajza shqiptare në Greqi, trafikonin lëndë narkotike

Dy vajza 21 dhe 27 vjeçare shqiptare janë arrestuar në Athinë dhe Katerini për trafik të lëndëve narkotike, përcjell “Kosova ot Online”.

Mediat greke raportojnë se atyre u janë sekuestruar 7 kilogramë hashash, që ishte destinuar për trafikim nga pjesëtarët e grupit së cilit i përkisnin, në Selanik dhe Pieri.

Vajzat janë dërguar në paraburgim.

(Kosova Sot Online)