Vjosa Osmani e thotë në tri gjuhë frazën e Rugovës në Parlamentin Europian

  • E.K /
  • 14 June 2023 - 12:14
Vjosa Osmani e thotë në tri gjuhë frazën e Rugovës në Parlamentin Europian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, fjalimin e saj në Parlamentin Europian e filloi me një frazë të ish-presidentit Ibrahim Rugova, të cilën e tha në gjuhën shqipe, gjuhën angleze dhe frëngjisht, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Liri, pavarësi, demokraci”, tha Osmani.

Osmani shtoi se këto fjalë të fuqishmë kanë qenë vision i popullit të Kosovës.

“Këto tri fjalë të fuqishme, s’kanë qenë vetëm fjalë që janë theksuar përsëri e përsëri e me zë të lartë nga ish-presidenti Rugova, por me të vërtetë kanë qenë vizion i popullit të Kosovës. Sot ky vizion i Rugovës, heronjve, i popullit tonë është realitet. Kosova sot është e lirë, e pavarur dhe Kosova sot është flakadan i demokracisë”.

(Kosova Sot Online)