Nga foltorja e Parlamentit Evropian Osmani thirrje serbëve të Kosovës : Republika e Kosovës është shtëpia juaj, shfrytëzoni të drejtat

  • S.A /
  • 14 June 2023 - 12:21
Nga foltorja e Parlamentit Evropian Osmani  thirrje  serbëve të Kosovës : Republika e Kosovës është shtëpia juaj, shfrytëzoni të drejtat

Presidentja Vjosa Osmani u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës nga Parlamenti Europian që të shfrytëzojnë të drejtat që iu jep Kushtetua e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Në këtë frymë të gjithëpërfshirjes, ju bëj thirrje serbëve të Kosovës që të shfrytëzojnë të drejtat e avancuara që ua garanton Kushtetuta e Kosovës. Republika e Kosovës është shtëpia juaj. Do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që ju të ndiheni të përfshirë, të barabartë e të dëgjuar. Ndërtimi i një shoqërie gjithnjë e më diverese është angazhim i yni”.

Osmani foli edhe për të drejtat e grave, duke thënë se tavanet e vendosura historikisht po thyhen. “Mundësi të barabartë për vajza dhe gra. Të pandalshme në luftën e tyre për drejtësi”.

(Kosova Sot Online )