BE thotë se masat kundër Kosovës kanë hyrë në fuqi

  • E.K /
  • 14 June 2023 - 14:05
BE thotë se masat kundër Kosovës kanë hyrë në fuqi

Bashkimi Europian i ka marrë masat e para ndaj Kosovës për shkak se kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk i pranoi kërkesat e Brukselit për shtensionimin e situatës në veri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Stano tha se disa masa tashmë kanë hyrë menjëherë në fuqi, ndërsa tha se BE-ja s’e përjashton mundësinë që Kosova të përballet edhe me masa të tjera.

“Ka një sërë masash, apo propozime për një sërë masash. Disa prej tyre tashmë kanë hyrë në fuqi menjëherë. Disa prej tyre janë ende duke u diskutuar dhe vendet anëtare do t’i zbatojnë gradualisht, nëse nuk do të ketë ndryshim të qasjes së autoriteteve të Kosovës. Spektri është relativisht i gjerë”, tha Stano.

(Kosova Sot Online)