Ja kush thotë: Policia serbe ka arrestuar tre policë të Kosovës

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 14:19
Ja kush thotë: Policia serbe ka arrestuar tre policë të Kosovës

Mediumi i afërt me Aleksandar Vuçiq “Novosti”, shkruan se njësia speciale e Serbisë ka arrestuar sot në territorin e Serbisë 3 pjesëtarë të forcave speciale të Republikës së Kosovës, të “armatosur deri në dhëmbë”.

Sipas “Novosti”, për këtë ngjarje është njoftuar me urgjencë kreu i shtetit, Aleksandar Vuçiq, “i cili me marrjen e informacionit ka falënderuar nikoqirët e tij në ambasadën ruse, ku mori pjesë në pritjen me rastin e Ditës së Rusisë dhe menjëherë u drejtua për në Presidencë”.

Ky informacion nuk është konfirmuar nga autoritetet e shtetit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)