Thirret konferencë e jashtëzakonshme pasi u kindapuan 3 policët në veri

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 15:52
Thirret konferencë e jashtëzakonshme pasi u kindapuan 3 policët në veri

Me rastin e kidnapimit të 3 policëve në veri të vendit, Policia e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 17:00, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme lidhur me rastin ku në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë policorë kufitar patrullues​. Konferenca është paraparë të mbahet sot më, 14.06.2023 në ora 17:00”, thuhet në njoftim.

Vendi: Stacioni policor “Qendra” Prishtinë

(Kosova Sot Online)


(Kosova Sot Online)