Pse zyrtarët policorë nuk kanë reaguar ndaj policëve serbë që i kanë kidnapuar brenda territorit të Kosovës?

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 17:45
Pse zyrtarët policorë nuk kanë reaguar ndaj policëve serbë që i kanë kidnapuar brenda territorit të Kosovës?

Pse zyrtarët policorë nuk kanë reaguar ndaj policëve serbë që i kanë kidnapuar ata brenda territorit të shtetit të tyre, u pyet zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kelani tha se ky ishte një rast ndryshe meqë ka pasë organizim për kidnapimin e tyre.

“Çdo zyrtar policor i di detyrat e veta se si duhet të veprojë dhe si janë të përcaktuara edhe me ligj, por edhe si janë të përcaktuara me procedurë. Mirëpo, nganjëherë situata dhe forma e rastit të dirigjon ndryshe dhe në këtë rast, duke e parë që ka qenë një veprim i organizuar për një kidnapim klasik, ka ndodhur ky rast ashtu siç ka ndodhur. Në raste tjera normal që zyrtarët policorë kanë të drejtën të përdorin çdo mjet të mundshëm, mirëpo ka qenë një kidnapim klasik i organizuar”.

Kelani tha se prezenca e policisë në atë pjesë do të shtohet në rast të nevojës.

“Ka nevojë që të rriten patrullimet dhe shtimi i prezencës policore. Aty ku vlerësohet se ka nevojë për shtim të forcave policore, do të bëhet”.

(Kosova Sot Online)