Pas kidnapimit të policëve reagon Tërmkolli: Mëshoj Albin, çka po pret?

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 22:36
Pas kidnapimit të policëve reagon Tërmkolli: Mëshoj  Albin, çka po pret?

Pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, ka reaguar ish-deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Melihate Tërmkolli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tërmkolli i është drejtuar kryeministrit Kurti, duke i thënë “Mëshoj Albin, çka po pret?!”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë dyshime se pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë arrestuar nga ushtria e Serbisë dhe se kjo është bërë si hakmarrje prej Serbisë për arrestimin e djeshëm të Millun Millenkoviqit.

Kurti ka thënë që hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është “agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim”.

Kryeministri ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ka ftuar faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.

“Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës. Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit. Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)