Vuçiq: Mallrat serbe s’mund të ndalen nga Albin Kurti

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 20:23
Vuçiq: Mallrat serbe s’mund të ndalen nga Albin Kurti

Duke folur për situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë është në udhëkryq dhe nuk e ka të qartë nëse duhet vazhduar me paqe apo jo. Sipas tij, është kaluar Rubikoni dhe se kthimi në normalitet do të jetë i vështirë.

Këto deklarata presidenti serb i ka dhënë pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës brenda territorit të shtetit, nga forca serbe.

“Jemi në udhëkryq. Jo për ashkak të qëllimeve tona për të mos pasur paqe, por sepse është një njeri në Ballkan që dëshiron të ketë luftë dhe të provokojë luftë me çdo çmim”, ka thënë Vuçiq në RTS.

Gjithashtu, Vuçiq ka thënë se sipas rregullave, Kosova nuk mund të vendosë ndalesë ndaj mallrave serbe. Sipas tij, me këtë lëvizje, Kurti dëshiron t’i sjellë serbët e Kosovës në një gjendje të rëndë urie.

(Kosova Sot Online)