Kryeministri Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë së Kosovës

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 20:52
Kryeministri Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë së Kosovës

Paralajmërohet se nesër do të mbahet një takim i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, transmeton Kosova Sot Online.

Ky takim vjen si rezultat i arrestimit të tre policëve kufitarë të Kosovës nga forca serbe brenda territorit të shtetit.

Deri tani, Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj akteve provokuese serbe, duke ndaluar hyrjen e të gjitha mallrave serbë në tregun e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar presion nga ndërkombëtarët mbi Serbinë që të lirojë tre policët, si dhe që ta dënojnë inkursionin brenda territorit të shtetit.

(Kosova Sot Online)