Policia e Kosovës e gjen një veturë të djegur

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 22:14
Policia e Kosovës e gjen një veturë të djegur

Raportohet se sonte në “Rrugën C”, në Prishtinë ka pasur të shtëna arme, ku një person ka mbetur pa shenja jete, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka treguar që është gjetur një veturë e djegur.

E kjo veturë dyshohet që është e personave të implikuar në këtë rast.

”Veprimet operativo – gjurmuese   të ndërmarra nga ana e policisë, më larg vendit të ngjarjes  kanë rezultuar me gjetjen e një veture të përfshirë nga flaka që dyshohet të jetë vetura e  shfrytëzuar nga të dyshuarit e implikuar në rast”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)