Begaj: Serbia të lirojë 3 policët e rrëmbyer, akt provokativ

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 08:33
Begaj: Serbia të lirojë 3 policët e rrëmbyer, akt provokativ

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas kidnapimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Policia Speciale e Serbisë në territorin e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Begaj ka thënë se rrëmbimi i policëve të Kosovës është një akt provokativ nga ana e Serbisë për destabilizimin e Kosovë dhe mbarë rajonit.

Begaj u ka bërë thirrje autoriteteve serbe të lirojnë efektivët e Kosovës.

(Kosova Sot Online)