Kurti: E çuditshme heshtja e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 09:09
Kurti: E çuditshme heshtja e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti kidnapimin e policëve të Kosovës dje “agresion dhe intencë për eskalim dhe destabilizim”, në kohën kur Qeveria propozoi planin për shtensionimin e situates, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se Serbia nuk ka ndryshuar, ndërsa e vlerësoi të çuditshme heshtjen e ndërkombëtarëve për veprimet e Serbisë.

“Ajo që është e çuditshme është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë”, tha Kurti.

Për shkak të rastit të djeshëm, Kurti tha se institucionet e sigurisë “e kanë rritur nivelin e gatishmërisë”, ndërsa tregoi se janë shtuar kontrollet ndaj automjeteve me targa serbe, për shkak të sigurisë.

(Kosova Sot Online)