Sveçla për kidnapimin e policëve: Është bërë në shenjë hakmarrje për arrestimin e kriminelit Llune

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 09:19
Sveçla për kidnapimin e policëve: Është bërë në shenjë hakmarrje për arrestimin e kriminelit Llune

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë thirrje urgjente për lirimin e tre zyrtarëve policorë që u kidnapuan dje brenda Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Kidnapimi është zhvilluar sipas një plani të planifikuar nga njësiti special antiterror dhe njësiti special i ushtrisë së Serbisë, Kobra në zonën kufitare Bare/Tresav në komunën e Leposaviqit”, tha ai.

“Është e qartë se ky akt kriminal është bërë në shenjë hakmarrje për arrestimin e kriminelit Llune.”

Sveçla tha se Kosova në javët e fundit është përballur me tentativa për destabilizim, e përshkallëzim të situatës në veri.

“Javëve të fundit Kosova është përballur me tentativa për destabilizim të vendit, e përshkallëzim të situatës në veri. Këto tentativa urdhëresat i kanë në Beograd, te fqinji ynë armiqësor ndaj nesh që qasjen e tillë e përsërit në mënyrë konstante”.

(Kosova Sot Online)