Sveçla: Policia e gatshme t’i përgjigjet çdo sfide

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 10:00
Sveçla: Policia e gatshme t’i përgjigjet çdo sfide

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,  tha se po presin që KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s të dalë publikisht me qëndrim e tyre për atë se çfarë ka ndodhur dje, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Presim të dalin publikisht me qëndrimin e tyre për atë çfarë ka ndodhë”, tha Sveçla.

Sveçla tha se pas kidnapimit të tre policëve në veri, Policia është e gatshme t’i përgjigjet çfarëdo sfide.

Ai shtoi se kjo gatishmëri e Policisë është në një nivel shumë të lartë.

“Sidomos pas këtij rasti, gatishmëria e Policisë është në nivel shumë më të lartë. Unë besoj që janë të gatshëm t’i përgjigjen çfarëdo sfide dhe po punojmë që këto sfida apo rreziqe t’i minimizojmë”, tha ai.