Në këtë vend të Kosovës ndërpritet procesi mësimor për dy ditë, shkak vërshimet

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 11:54
Në këtë vend të Kosovës ndërpritet procesi mësimor për dy ditë, shkak vërshimet

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka folur për gjendjen në komunën pas rreshjeve të shiut, përcjell ‘Kosova Sot Online”

Idrizi ka thënë se situata është më e qetë, mirëpo tha se mbrëmë situata e rëndë.

Idrizi delaroi se kanë shpallur gjendje emergjente.

“Reshjet janë ndalë, situate është me e qetë, por ka qenë një situatë e rëndë. Për herë parë ka dalë prej shtratit lumi Tërstena dhe ka vërshuar një pjesë të qytetit. Normal që ka shkaktuar dëme nëpër familje, por nuk ka pasur pasoja në njerëz dhe tash e kemi shpallë gjendjen e jashtëzakonshme”.

Idrizi bëri të ditur që për sot dhe nesër është ndërprerë procesi mësimor.

“Tri shkolla i kemi përgatit në rast nevoje me i evaku banorët në rast se ka nevojë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)