Edi Rama mungon në Kuvend , opozita e kërkon të vijë të japë llogari për draftin, po dëmton Kosovën

  • S.A /
  • 15 June 2023 - 12:14
Edi Rama mungon në Kuvend , opozita e kërkon të vijë të japë llogari për draftin, po dëmton Kosovën

Kryefjalë e seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë është situata në Veri të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Deputeti i opozitës Oerd Bylykbashi tha se sot kryeministri i Edi Rama duhej të ishte i pranishëm në seancë dhe të jepte llogari se çfarë ka propozuar në draftin për asociacionin. Në vend që Shqipëria t’i dilte në krah Kosovës, deputeti tha se në fakt po e dëmton deklarata më të rënda se ndërkombëtarët.

“Ca po bën qeveria shqiptare. Nuk jemi për atë që është detyra jonë, përfaqësimi i sovranit. Nëse ka një interes që shkruhet që në preambul, është interesi kombëtar. Na udhëzon kushtetua të futemi edhe në aleanca për mbrojte të interesit kombëtar. Duhet të kishim sot kryeministrin për të kuptuar këtë aleancë si e shfrytëzojmë për interes kombëtar. Ku është kryeministri? Konsiderata e tij për parlamentin është zero. Duhej të ishte këtu të jepte llogari për atë që i ka propozuar të tjerëve e jo Kosovës. Veprime që dëmtojnë interesin kombëtar. Interesi ynë kombëtar është në veri të Kosovës. Ky parlament duhet të marrë në llogari kryeministrin. Ky kryeministër është duke vënë në pozitë të vështirë negociuese Kosovën, në vend se të këtë një partner strategjik, aleat të NATO-s të dikojë në interes të saj, ne bëjmë të kundërt, i dëmtojmë. Ne i mbështesim i këshillojmë, por jo duke i vënë në pozitë të vështirë. Po e dëmtojmë Kosovën në negociatë, po i vëmë në pozita të vështira me deklarata më të rënda sesa partneret ndërkombëtarë”, tha Bylykbashi.

Edhe deputeti Asllan Dogjani kërkoi të flasë për çështjen e Kosovës, por kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla nuk ia dha fjalën. Dogjani u nxeh dhe u ngrit në Foltoren e Kuvendit dhe kërkon që Kuvendi i Shqipërisë të dalë me një qëndrim për situatën në Kosovë, ku tre policë janë rrëmbyer nga forcat serbe.

(Kosova Sot Online )