Presidentja sllovene thotë që Beogradi dhe Prishtina duhet të vazhdojnë bisedimet

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 13:13
Presidentja sllovene thotë që Beogradi dhe Prishtina duhet të vazhdojnë bisedimet

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pric Musar, tha sot se Beogradi dhe Prishtina duhet të vazhdojnë bisedimet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka shtuar se nëse nuk ka dialog, atëherë çështja nuk është mirë.

Ajo pas takimit me Vuçiq, tha se të dyja palët duhet të lëvizin në drejtim të zvogëlimit të konflikteve.

“Sa i përket Kosovës, presidenti i Serbisë dhe unë me të vërtetë kemi kaluar shumë kohë duke biseduar dhe në fund jemi pajtuar se është e nevojshme të respektohen marrëveshjet dhe të forcohet dialogu, dhe nëse nuk ka dialog atëherë çështja nuk shkruhet mirë”, tha Pirc Musar.

(Kosova Sot Online)