Stano për kidnapimin e policëve: Çështje urgjente, Kosova dhe Serbia të përmbahen nga ndonjë veprim apo reagim

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 13:32
Stano për kidnapimin e policëve: Çështje urgjente, Kosova dhe Serbia të përmbahen nga ndonjë veprim apo reagim

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, është pyetur për kidnapimin e tre policëve kosovarë nga njësia speciale e Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se këtë çështjen po e ndjekin nga afër dhe se janë në kontakt me të dyja palët dhe KFOR-in.

Stano ka thënë se është e rëndësishme që të kuptohet se si ka ndodhur kjo situatë.

Tutje, Stano ka shtuar se Serbia dhe Kosova duhet të jenë të përmbajtur nga ndonjë veprim, reagim që do t’i kontribuonte tensioneve të rritura.

“Kjo është çështje që po e ndjekim nga afër dhe është një çështje urgjente. [Jemi] në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in që është i rëndësishëm në këtë kontekst për ta kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Ne nxisim Kosovën dhe Serbinë që të përmbahen nga ndonjë veprim apo reagim që do t’i kontribuonte tensioneve që janë të rritura”.

(Kosova Sot Online)