Vuçiq: Për dallim nga ndërkombëtarët, për ne Kosova është pjesë e territorit të Serbisë

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 13:41
Vuçiq: Për dallim nga ndërkombëtarët, për ne Kosova është pjesë e territorit të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me përfaqësuesit e QUINT-it ka diskutuar sot për të gjitha aktualitetet në veri të Kosovës, si dhe arrestimin e tre personave të armatosur që ndodheshin në territorin e Serbisë qendrore.

“Për dallim nga ju, ne i përmbahemi Kartës së OKB-së dhe Rezolutës së OKB-së dhe për ne, Kosova është pjesë e territorit të Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së, ashtu si Dombas është pjesë e territorit të Ukrainës në përputhje me Karta e OKB-së, të njëjtën që e përkrahni kur bëhet fjalë për Ukrainën, nuk e përkrahni kur bëhet fjalë për Serbinë”.

(Kosova Sot Online)