Flasin qytetarët që u ndaluan në Serbi: Policët na thanë se kjo është çështje politike

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 13:59
Flasin qytetarët që u ndaluan në Serbi: Policët na thanë se kjo është çështje politike

Dy nga qytetarët që janë liruar pas ndalimit 48 orësh në Serbi, janë kthyer në Kosovë dhe kanë treguar sesi erdhi deri te arrestimi i tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dervish Maliqi e Esat Muqolli deklaruan se ishin rrugës për në Gjermani kur u ndaluan nga policia dhe të njëjtit u dërguan në Kushumli.

Qytetarët deklaruan se policët u kanë thënë se arrestimi i tyre s’ka bazë por është çështje politike.

“Civilët na kanë dërgu në stacion policor. Thojshin që ska asnjë akuzë me bazë, vetëm politikë”, tha qytetari Maliqi.

Ndërsa theksoi se s’kanë pasur maltretime fizike dhe se familjarët i kanë njoftuar për arrestimin, më pas atyre ua kanë marrë telefonat.

“Jemi kanë t’u shku për Gjermani, si jemi dalë na kanë ndalu, na morën dokumentet veç na kanë thanë parkoje xhipin dhe na kanë shti në xhip na kanë qu në Kushumli, kemi nejt 2 orë skemi ditë kurgjë”, tha qytetari Muqolli.

“Tjerët policë na kanë trajtu shumë mirë se edhe ata u çuditshin për këtë rast dhe secili polic thoshte se kjo është vetëm politikë”, u shpreh qytetari Maliqi.

Gjithashtu ata thanë se janë liruar edhe dy kosovarët e tjerë, të cilët nuk i kanë njohur më parë.

(Kosova Sot Online)